Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk duhet t’i presësh flokët sepse je shtatzanë….”, ja si përgjigjet Kiara Tito!

Moderatorja Kiara Tito gjatë “Dancing With The Stars Fan Club”, ka falenderuar në emër të saj dhe të Luizit të gjithë njerëzit që e kanë uruar për pritjen e ëmbël. Ajo shprehet se është tepër e emocionuar dhe e lumtur që e kanë ndarë këtë moment bashkë me publikun, përmes muzikës. Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.

Gjatë ditës së djeshme Kiara zbuloi se kishte bërë një ndryshim në pamjen e saj, pasi  postoi një foto në “Instastory”, ku duket që i ka prerë dhe errësuar flokët. E menjëherë pas këtij ndryshimi, Kiara duket se ka marrë shumë mesazhe ku e kritikojnë për këtë veprim pasi sipas tyre, nuk duhet t’i presësh flokët gjatë shtatzënisë, të cilave u është përgjigjur:

Po shoh shumë mesazhe të tilla. Kush e thotë këtë? Të presësh flokët në shtatzëni nuk është e ndaluar! T’i presësh ose jo është zgjedhje. Nëse e keni fjalën për gojëdhëna, nuk besoj në gjërat të tilla dhe nuk jam supersticioze. Faleminderit!

Ditën e sotme Luizi duket se është zgjuar me një kërkesë për partneren e tij. Ai i ka kërkuar Kiarës që të bëjnë edhe një djalë dhe ka postuar  në “Instastory” një video ku shfaqen duke bërë këtë bisedë dhe duke qeshur.