Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Tiranë në zonën e Astirit. Një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në Unazë të Re kur një person me iniciale P.M.duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një qytetar ende të paidentifikuar.
Këmbësori ka gjetur vdekjen në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.