Celebrities Gossip Showbiz

Aktori dhe regjisori i njohur Jonah Hill së shpejti baba për herë të parë!

Aktori dhe regjisori i njohur Jonah Hill është në pritje të fëmijës së tij të parë me partneren, Olivia Millar. Olivia u pa së fundmi me barkun e rrumbullakosur teksa po bënte pazar në Santa Monica, Kaliforni. Dyshja ishin parë më parë në një dyqan për fëmijë të quajtur Kokonut Kids në Hawaii.

39-vjeçari dhe Millar, janë në një lidhje që nga viti 2022. Hill ishte fejuar më parë me Gianna Santos në vitin 2019. Ndërsa ishte në lidhje me Sarah Brady në vitin 2022, ylli i “You People” mohoi spekulimet se ai i kishte propozuar për fejesë. Gjashtë muaj më vonë, Hill fshiu llogarinë e tij në rrjetet sociale.

I nominuari për Oscar që atëherë ka qëndruar larg vëmendjes, duke shpjeguar në një letër se ai ka përjetuar sulme ankthi për 20 vjet. Hill sqaroi se nuk ka më në plan të promovojë projektet e tij.

Shpresoj ta bëj më normale që njerëzit të flasin dhe të veprojnë për këto gjëra. Kështu që ata mund të ndërmarrin hapa për t’u ndjerë më mirë dhe në mënyrë që njerëzit në jetën e tyre t’i kuptojnë çështjet e tyre më qartë.

Dalja e fundit e kandidatit për “Golden Globe” në tapetin e kuq ishte në dhjetor 2021 për premierën e “Don’t Look Up” me Brady. Në të njëjtin vit, Hill i kërkoi publikut të ndalonte së komentuari mbi peshën e tij.