Celebrities Gossip Showbiz

A është fejuar me partneren e tij apo jo?! Jonah Hill jep përgjigjen epike!

Së fundmi është përfolur për një fejesë të mundshme të aktorit të njohur Jonah Hill me partneren e tij, Sarah Brady. Ndërkaq, këto thashetheme kanë rënë mënjeherë në veshët e aktorit dhe ai nëpërmjet rrjetit të tij social Instagram ka hedhur poshtë aludimet rreth kësaj duke shkruar këto fjalë:

Thashethemet nuk janë të vërteta. Jam fejuar. Por jo me të dashurën time, jam fejuar me mamin tuaj. Unë e di se kjo është tronditëse, por ju lutemi respektoni privatësinë tonë në këtë moment.

Gjithashtu ai kërkoi nga mediat që të ndalojnë së shkruari histori “fake” për marrëdhënien e tyre. Rikujtojmë se Hill dhe Brady konfirmuan romancën e tyre në fillim të shtatorit në rrjetet sociale. Tre muaj më vonë, çifti bëri debutimin e tyre të parë në premierën e filmit të Jonah, “Don’t Look Up”.

Sjellim në vëmendje se aktori 38-vjeçar së fundmi ka habitur me deklaratën e tij teksa e ka përshkruar rrjetin social Instagram, si vrasësin më të madh të brezit aktual dhe ka thënë se platforma krijon varësi po aq të dëmshme sa cigaret.

Instagrami është si cigaret e kohës sonë. Është vrasësi më i madh. Është vdekja. Dhe unë marr pjesë plotësisht në të, ashtu siç pi cigare. Por përsëri, ka një spektër për atë që është apo jo e shëndetshme. Unë duhet të kem një ndërveprim të kufizuar me të.

Rikujtojmë gjithashtu se, aktori i njohur amerikan ka investuar në një shtëpi të re në plazhin Malibu. Sipas “Dirt”, Hill pagoi 9 milion dollarë për një shtëpi në “Malibu Colony”, një komunitet bregdetar i mbushur me yje të tillë si Tom Hanks, Bette Midler dhe shumë më tepër.