Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur Cillian Murphy zbulon arsyen pse u bë vegan!

Cillian Murphy ka zbuluar së fundmi arsyen se pse u bë vegan në një intervistë të re. Aktori 47-vjeçar ka folur në podcastin “WTF With Marc Maron” dhe ka shpjeguar se prej 15 vitesh nuk ka prekur asnjë produkt shtazor. Megjithatë, kur vendosi të bënte një pauzë dhe të provonte një pjatë me mish dreri, ai tha se nuk ndihej më mirë dhe finalizoi vendimin e tij për t’u bërë vegan.

Nuk më mungon mishi, e kam ndaluar së ngrëni shumë kohë më parë. Pata një lloj ‘rikthimi’ dhe nuk u ndjeva më mirë, kështu që e ndalova përsëri.

Më pas, i pyetur për ushqimin që i mungon më shumë tani që është në dietë vegane, aktori tha:

Më mungon djathi.

Rikujtojmë, se Murphy festoi një nga shtatë çmimet e Oscar për “Oppenheimer”, por dha edhe një lajm të keq për fansat e serialit “Peaky Blinders”. Murphy, i pari fitues i ‘aktorit më të mirë’ i lindur në Irlandë, tha që nuk do të kthehej kurrë më në rolin e Tommy Shelby. I pyetur pas ceremonisë nëse ishte i lumtur që doli në pension Tommy, të cilin e portretizoi nga viti 2013 deri në 2022, ai tha:

Më pëlqente ta luaja atë. Unë me të vërtetë nuk jam sentimental për punën. Më duket sikur gjëja tjetër është gjëja më emocionuese. Dua të them, ishte një periudhë dhjetëvjeçare në jetën time, kështu që është domethënëse, por gjithmonë ndjej, le të vazhdojmë të ecim përpara.

Nëse nuk e dini Murphy jeton një jetë të izoluar dhe nuk i pëlqen teknologjia. Aktori jeton në zonën Monkstown të Dublinit, Irlandë me gruan e tij Yvonne McGuinness, me të cilën është martuar që nga viti 2004. Ata jetojnë në një shtëpi e cila nuk ka internet, për të cilën Cillian shpenzoi 1.7 milion euro.

Rkujtojmë gjithashtu se shtëpia italiane e modës Versace ka zgjedhur yllin e kinematografisë si imazhin e ri. “Jam e kënaqur që Cillian tani është pjesë e familjes Versace”,-tha drejtoresha artistike Donatella Versace në një deklaratë. “Ai është një aktor i jashtëzakonshëm dhe çmimi tij në Oscar është absolutisht i merituar”,-tha ajo duke shtuar se ai është një aktor mjaft tërheqës në ekran.