Celebrities Fashion Gossip Showbiz

‘Fytyra’ e re e Versace është aktori Cillian Murphy!

Shtëpia italiane e modës Versace ka zgjedhur yllin e kinematografisë Cillian Murphy si imazhin e ri. “Jam e kënaqur që Cillian tani është pjesë e familjes Versace”,-tha drejtoresha artistike Donatella Versace në një deklaratë. “Ai është një aktor i jashtëzakonshëm dhe çmimi tij në Oscar është absolutisht i merituar”,-tha ajo duke shtuar se ai është një aktor mjaft tërheqës në ekran.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Versace (@versace)

Përtej Oscars, ylli i “Peaky Blinders” ka dëshmuar se ka shumë stil edhe në veshje. Aktori irlandez, i cili luajti në filmin Oppenheimer, do të kryesojë fushatën e re të modës, ku do të shihet duke veshur pjesë nga koleksioni i ri i Versace për meshkuj. Bashkëpunimi me markën vjen pasi aktori i njohur zgjodhi të vishej me një kostum të zi të realizuar nga marka e njohur në natën e çmimeve Oscar aty ku edhe mori çmimin e aktorit më të mirë. E planifikuar të nisë më 3 Prill, kjo do të jetë fushata e parë e Murphy për kompaninë italiane të modës luksoze.

Rikujtojmë, se Murphy festoi një nga shtatë çmimet e Oscar për “Oppenheimer”, por dha edhe një lajm të keq për fansat e serialit “Peaky Blinders”. Murphy, i pari fitues i ‘aktorit më të mirë’ i lindur në Irlandë, tha që nuk do të kthehej kurrë më në rolin e Tommy Shelby. I pyetur pas ceremonisë nëse ishte i lumtur që doli në pension Tommy, të cilin e portretizoi nga viti 2013 deri në 2022, ai tha:

Më pëlqente ta luaja atë. Unë me të vërtetë nuk jam sentimental për punën. Më duket sikur gjëja tjetër është gjëja më emocionuese. Dua të them, ishte një periudhë dhjetëvjeçare në jetën time, kështu që është domethënëse, por gjithmonë ndjej, le të vazhdojmë të ecim përpara.

Nëse nuk e dini Murphy jeton një jetë të izoluar dhe nuk i pëlqen teknologjia. Aktori jeton në zonën Monkstown të Dublinit, Irlandë me gruan e tij Yvonne McGuinness, me të cilën është martuar që nga viti 2004. Ata jetojnë në një shtëpi e cila nuk ka internet, për të cilën Cillian shpenzoi 1.7 milion euro.