Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur Zac Efron reagon pas incidentit në Ibiza!

Aktori i njohur Zac Efron ka reaguar së fundmi pasi u dërgua në një spital në Spanjë, pas një incidenti në një pishinë në një vilë në Ibiza të premten mbrëma. 36 vjeçari postoi në InstaStory një fotografi të tij duke bërë stërvitje ndërsa ishte shtrirë në një top ushtrimesh. “I lumtur dhe i shëndetshëm, faleminderit për urimet e mira”-shkroi ai.

Mesazhi i yllit vjen pasi burimet zbuluan për TMZ se aktori u gjet brenda pishinës nga dy persona që punonin në vilë, të cilët e nxorrën nga uji. Përfaqësuesi i tij konfirmoi për median se Efron ishte shtruar në spital pas incidentit të vogël dhe se po shërohet mirë. Efron ka folur së fundmi gjithashtu edhe për ‘betejat’ e tij me agorafobinë, frika nga hapësirat publike dhe të panjohura. Në një intervistë në kopertinën e “Men’s Health”, aktori tha se:

Unë thjesht nuk dal jashtë. Njerëzit në grupe të mëdha, më nxisin agorafobinë time.

Komenti i Efron vjen pasi ai u hap për jetesën në Bayron Bay në mes të pandemisë COVID-19. Gjatë kësaj kohe ai i dha vetes një shans që të lirohej pak dhe gjithashtu të merrej me agorafobinë e tij.

Në një moment, kjo ishte një ëndërr e imja. Si do të ishte të mos të të duhet të jesh në formë gjatë gjithë kohës?

Që në adoleshencë aktori është përballur me të gjitha llojet e presionit për të qëndruar sa më në formë. Në faza të ndryshme të karrierës, Efron ka ndryshuar shpesh fizikun e tij dhe është detyruar të mbajë një regjim të rreptë stërvitjeje dhe diete. Në fillim të karrierës së tij në epokën e “High Scool Musical” ai tërhoqi shumë fansa adoleshentë që në shumë raste u kthyen në fanatikë.