Celebrities Music Showbiz

Aktorja e njohur, Kate Hudson së shpejti me një album muzikor!

Së fundmi, aktorja e njohur, Kate Hudson ka ndarë një lajm të gëzueshëm për fansat e saj. Përmes rrjetit social, Instagram, Kate publikoi një foto të sajën duke kënduar dhe zbuloi se po regjistron albumin e saj të parë. Bukuroshja ndërkaq u shpreh se:

Më në fund e kuptova se ishte koha për të kënduar.

Shumë nga miqtë e Hudson komentuan në postim duke ofruar mbështetjen e tyre për sipërmarrjen e saj të re artistike. Edhe pse kjo mund të jetë hera e parë që Kate regjistron një projekt solo, nuk është hera e parë që këndon. Ajo ka performuar këngën “You’re So Vain” me Matthew McConaughey në “How to Lose a Guy in 10 Days” të vitit 2003 deri te interpretimi i “Cinema Italiano” si rol kryesor në filmin muzikor të vitit 2009.

Aktorja vjen nga një familje muzikantësh, pasi babai William Louis Hudson Jr. performoi si vokalist së bashku me vëllezërit e motrat e tij në The Hudson Brothers nga vitet 1960 deri në fillim të viteve 1980. Hudson para disa kohëve u fejua me partnerin e saj, Danny Fujikawa. Kate postoi një foto të tyren kur ishin duke shkëmbyer një puthje. Ajo kishte vendosur dorën në gjoksin e tij ku i dallohej fare mirë dhe unaza në gishtin e saj. Krahas mbishkrimit që kishte shkruar poshtë fotos, ajo e kishte shoqëruar dhe me disa ikona, të një nuseje, një dhëndërr dhe një kishë.