Celebrities Showbiz

Aktorja e njohur ndan me fansat e saj lajmin e lumtur…

Aktorja e njohur, Kate Hudson, duket se është fejuar me partnerin e saj, Danny Fujikawa. Një ditë më parë, aktorja postoi një foto të tyren kur ishin duke shkëmbyer një puthje. Ajo kishte vendosur dorën në gjoksin e tij ku i dallohej fare mirë dhe unaza në gishtin e saj. Krahas mbishkrimit që kishte shkruar poshtë fotos, ajo e kishte shoqëruar dhe me disa ikona, të një nuseje, një dhëndërr dhe një kishë. Kate shkroi:

Le të shkojmë! 

Postimi i 42-vjeçares arriti që brenda pak orësh të merrte mijëra pëlqim dhe komente. Disa prej tyre e uronin dhe shpreheshin shumë të lumtur me këtë lajm. Ylli televiziv Sara Foster shkroi:

Wow. Tani është zyrtare. Nuk do të gënjej, ka qenë shumë e vështirë për ta mbajtur sekret. Mund të më ketë shpëtuar goja dhe mund t’i kem thënë disa njerëzve.

Ylli i  filmave shumë të njohur të Hollywood-it dhe muzikanti 35-vjeçar mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në tetor të vitit 2018. Ajo quhet Rani Rose Hudson Fujikawa ku Rani shqiptohet Roni dhe vjen për ndër të gjyshit të partnerit të saj të ndjerë i cili ishte shumë i dashur për të dhe familjen e tyre. Dyshja u takuan për herë të parë përmes miqve të Hudson, Sara dhe Erin Foster.

Rikujtojmë se, të gjithë sytë ishin drejtuar nga aktorja Kate Hudson, e cila u tregua mjaft e guximshme me fustanin që kishte zgjedhur të vishte në Festivalin e Filmit në Venecia. Ajo veshi një fustan të zi, por ajo çfarë e bënte të veçantë këtë fustan ishte se ai kishte të çara gjithandej dhe se ishte e zbuluar pothuajse e gjitha. Aktorja ngjante jashtëzakonisht bukur dhe shumë tërheqëse me atë veshje.