Gossip Showbiz

Aktorja e njohur nuk e fsheh më dashurinë për partnerin e saj!

Lindsay Lohan është një ndër aktoret më të dashura e talentuara edhe pse shpesh herë gjendet në situata e përfshihet në ngjarje jo fort të këndshme.

Këtë herë ajo është bërë tema e ditës me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në instagram, ku shfaqet krah partnerit të saj, Bader Shammas, e në gisht mban një unazë gjigante.

Në këtë formë ajo na ka bërë të ditur se i ka dhënë fund beqarisë e se ndihet shumë e lumtur me zgjedhjen e bërë.

Në mbishkrimin e fotos aktorja i ka shprehur ndjenjat dhe çdo gjë që mendon ajo për të. Duhet ta pranojmë se ky është një gjest shumë romantik dhe emocionues.

Dashuria ime. Jeta ime, familja ime, e ardhmja ime.

Mediat e huaja kanë shkruar shumë për të, kjo bazuar nga burime të sigurta që ata kanë pranë yllit të kinematografisë. Thuhet se Lindsay është shumë e lumtur dhe e dashuruar me Bader. Prej dy vitesh tashmë ata janë në një lidhje por kishin vendosur ta jetonin larg kamerave e syrit të publikut.

Kujtojmë se në muajin shkurt të vitit të kaluar, babai i aktores u arrestua nën akuzën e dhunës në familje. Kjo akuzë e bërë erdhi nga ish-gruaja e Michael Lohan e cila kishte treguar se ai mund ta sulmonte në shtëpinë e saj.

E gjitha kishte nisur pasi Lohan e kishte dhunuar pasi ajo i kishte kërkuar shpjegim se pse kishte kërkuar shërbime eskorte në internet para udhëtimit të tij në Houston.

Nuk ka patur asnjë reagim nga Lindsay në lidhje me këtë ngjarje apo arrestimin e të atit.