Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Vanessa Hudgens martohet me Cole Tucker!

Aktorja e njohur Vanessa Hudgens ka kurorëzuar së fundmi dashurinë e saj në martesë me yllin e MLB, Cole Tucker. Sipas burimeve nga Just Jared, dyshja e zyrtarizuan lidhjen në Tulum të Meksikës gjatë fundjavës vetëm 10 muaj pasi u fejuan. Rikujtojmë, se çifti ndezi thashethemet për lidhje në nëntor 2020 kur u panë të kapur për dore në Los Angeles.

Gjatë një paraqitjeje në maj 2021 në The Drew Barrymore Show, Vanessa zbuloi se ishte ajo që bëri lëvizjen e para pasi ata u takuan në një telefonatë Zoom me grupin e meditimit. Më parë, ylli i “Spring Breakers” ka qenë në një lidhje me Zac Effron, nga 2005 deri në 2010. Aktorja më pas pati një romancë me Austin Butler për tetë vjet nga 2011 deri në 2019.