Celebrities Gossip Showbiz

Vanessa Hudgens rigjen sërish dashurinë, fejohet me partnerin e saj Cole Turcker!

Pas ndarjes nga aktori Austin Butler, Vanessa Hudgens ka gjetur sërish dashurinë. Bukuroshja thuhet se është fejuar me partnerin e saj 26-vjeçar Cole Tucker. Çifti u përfol për një romancë të mundshme për herë të parë në nëntor të 2021 pasi u fotografuan nga paparacët duke u kapur për dore ndërsa në ditën e Shën Valentinit të 2022 ata zyrtarizuan romancën në sytë e miliona ndjekësve.

Dyshja e bënë zyrtare romancën e tyre në Instagram në ditën e Shën Valentinit. Vanessa shkroi në një foto: “Je ti, jam unë, jemi ne”. Më pas, bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në Gala e AFI Fest në nëntor 2021 për premierën e filmit të saj “Tick, Tick … Boom!” Lojtari i bejsbollit është i dashuri i parë i 34-vjeçares që nga përfundimi i romancës së saj 9-vjeçare me yllin e filmit Elvis, Austin Butler.

Rikujtojmë, se Butler foli së fundmi për ndarjen e tij me Hudgens duke shprehur se:

Jeta është plot ndryshime. Duhet të gjesh një mënyrë për të qenë vazhdimisht në zhvillim dhe rritje.

Butler dhe Vanessa ishin të lidhur nga viti 2011 deri në vitin 2020, duke i dhënë fund romancës së tyre gati 10-vjeçare në janar të atij viti. Aktorja e “High School Musical” ka qenë më parë e lidhur me Zac Efron dhe nisi një romancë me lojtarin e MLB Cole Tucker në dhjetor 2020. Butler, nga ana e tij, u pa me modelen Kaia Gerber në dhjetor të vitit 2021 dhe ‘Page Six’ më vonë konfirmoi se ata po frekuentoheshin me njëri-tjetrin.