Showbiz

Akuzat për ngacmime seksuale, Kevin Spacey shpallet i pafajshëm

Aktori hollivudian Kevin Spacey u shpall i pafajshëm për akuzat seksuale të ngritura nga një vajzë e re.

Ajo pretendonte se në vitin 2016 kur ishte 18-vjeçe, aktori e ka ngacmuar në një klub nate në Los Angeles.

Mesa duket nuk ka prova të mjaftueshme për ta vërtetuar këtë akuzë dhe gjykata e Los Angeles e shpalli atë të pafajshëm por hetimet do të vazhdojnë deri në një seancë të dytë gjyqsore.

Ajo pritet të mbahet të mbahet në muajin mars por palët kundërshtare nuk do të jenë të pranishme.