Celebrities Gossip Showbiz

Albumi dhe turneu i rikthimit nuk patën suksesin që pritej, Jennifer Lopez në krizë financiare!

Ylli i muzikës pop Jennifer Lopez mund të humbasë një koncert me vlerë pothuajse 100 milionë dollarë pasi albumi dhe turneu i rikthimit nuk kanë patur suksesin që pritej, duke e lënë marrëveshjen e saj në Las Vegas në pikwpyetje.. “MGM po e sheh që nuk po ecën mirë”-tha një burim për “The New York Post”.

Ata janë shumë nervozë. Është shumë e rrallë që të kesh një turne të dobët dhe më pas të shkosh në Vegas.

Lajmi vjen pasi albumi “This is Me… Now” i artistes nuk arriti objektivat e pritura, duke bërë që 7 koncerte të saj të anulohen për verën e 2024-ës. Pasi fillimisht ishte në rrugën e duhur për 90 milionë dollarë, kjo tani mund të ulet në 45 milionë dollarë për shfaqjet, që tregojnë një rënie të konsiderueshme në vlerësimin e saj nga promotorët.

Rikujtojmë se “Atlas”, thriller i shumëpritur fantastiko-shkencor me protagoniste J.Lo u bë filmi më i ndjekur në Netflix. Filmi tregon historinë e Atlas Shepherd, një analist i shkëlqyer, por cinik i të dhënave, i cili nuk i beson inteligjencës artificiale. “Atlas” i bashkohet një misioni për të ndaluar robotin e keq Harlan, i cili është kthyer kundër njerëzimit edhe pse është krijuar për ta ndihmuar. Pasi një mision shkon keq, “Atlas” duhet të bashkohet me një inteligjencë artificiale të quajtur Smith për të mbijetuar dhe për të shpëtuar botën.

Megjithatë, edhe pse aktualisht është filmi më i ndjekur në atë Netflix, shikuesit dhe kritikët nuk janë pro. Filmi aktualisht ka një vlerësim prej 5.6 në IMDB. “Jennifer ankohet, qan dhe bërtet shumë. Efektet e mira vizuale dhe historia ka shumë potencial. Por për fat të keq një aktore e keqe kryesore si kjo mund të prishë një film. Shumicën e herëve më duhej ta ulja volumin sepse ajo ishte duke qarë dhe duke bërtitur çdo dy minuta, gjë që e bën të lodhshme dhe të vështirë për t’u ndjekur gjithashtu, historia është shumë e fokusuar tek ajo”.

Lopez po përballet me shumë pengesa në projektet e saj, duke shtuar këtu edhe stresin nga martesa e saj e trazuar. Pavarësisht këtyre thashethemeve, Lopez duket e vendosur që të ruajë martesën e saj me Affleck. Sipas The New York Post, ajo këmbëngul që Affleck të qëndrojë pranë saj, jo vetëm nga dashuria, por edhe për të mbrojtur imazhin e saj publik. Thuhet se e sheh të sikletshme idenë e një divorci tjetër dhe beson se do të ndikonte negativisht në karrierën e saj dhe perceptimin publik.