Celebrities Music Showbiz

Albumi i Taylor Swift ndryshoi datën e lançimit po çfarë lidhje ka kjo me Adele?

Së fundmi data e lançimit të albumit të këngëtares së njohur Taylor Swift ka ndyshuar. Arsyeja e vetme mendohet të jetë përplasja e datës me albumin e artistes së njohur Adele. Këtë njoftim ajo zgjodhi që ta bënte të ditur vetë. Të dyja artistet e kishin bërë të ditur datën e lançimit të albumeve por duke qenë se bini ndesh më njëra-tjetrën gjithçka ndryshoi.

Adele kishte njoftuar më parë se albumi i saj i katërt do të lançohej në datë 19 nëntor të këtij viti. Taylor nga ana e saj e kishte njoftuar më vonë dhe duke mos dashur që të dy albumet të dilnin në të njëjtën ditë dhe që ajo vetë të shijonte pse jo suksesin e albumit të saj vendosi që ta ndryshonte datën e lançimit të tij.

Artistja Taylor i befasoi fansat e saj duke njoftuar se ri-regjistrimi i albumit të saj të vitit 2012 me titull ‘Red’ do të ndryshojë datë publikimi. Ajo do të bëjë një lëvizje me një javë diferencë, nga data 19 nëntor në 12 nëntor.

Kujtojmë gjithashtu se këngëtarja 31-vjeçare i ka befasuar përsëri fansat e saj me lançimin e versionit të saj më të ri të “Wildest Dreams” pak ditë më parë. Kjo ka qenë një surprizë për të gjithë fansat pasi askush nuk po e priste një gjë të tillë. Lançimi i këngës së re e cila është vetëm në versionin audio dhe ka ardhur pas publikimit të dy albumeve të saj me titull ‘Folklore’ dhe ‘Evermore’ të cilët janë lançuar që në vitin 2020.

“Wildest Dreams”  është një version i ri i Taylor-it dhe është jashtë albumit të saj “1989” i cili rezultoi të ishte fitues në ‘Grammy 2014’. Lançimi i këngës vjen si një dhuratë e vogël për të gjithë fansat duke pasur parasysh se ajo nuk ka publikuar ende asnjë ‘single’ nga albumi i saj i ri-regjistruar  me titull “Red (Taylor Version)”.