Celebrities Gossip Showbiz

Pas incidentit të ndodhur në “Oscars 2022” cilit prej aktorëve i del në mbrojtje Alec Baldwin?

Pas incidentit të bujshëm gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscars 2022”, ku Will Smith goditi komedianin Chris Rock, të shumtë kanë qenë aktorët dhe yjet e njohur që kanë reaguar. Disa i dolën në mbrojtje Will-it dhe disa Chris-it.  Por këtë herë Alec Baldwin po qëndron në krah të Chris Rock. Aktori dhe producenti 63-vjeçar u shfaq në rrjetet sociale herët të martën me një mesazh për Rock.

Unë nuk po lexoj shumë rreth asaj se si, apo edhe nëse, producentët morën pjesë në këtë. Por unë të dua, Chris Rock. Dhe më vjen keq që çmimet “Oscar” u shndërruan në shfaqjen e Jerry Springer.

Postimi i aktorit vjen pasi ai ndodhet jashtë shtetit në Romë për të filmuar një projekt të ri. Alec nuk është i pari personazh i famshëm që ka reaguar për skandalin e Smith në Oscars. Will në anën tjetër i kërkoi falje publike Rock të hënën mbrëma. Lidhur me ngjarjen, një reagim më pas u bë edhe nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit duke thënë se ‘nuk e falin dhunën’.

Ndërkohë vetë 53-vjeçari Will në një postim në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar se është turpëruar nga veprimet e tij, të cilat tronditën të pranishmit, producentët dhe të gjithë ata që po ndiqnin në atë moment ceremoninë. Smith shkroi:

Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve “Oscars” ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizi tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht. Dëshiroj të kërkoj falje publike ty, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.