Celebrities Gossip Showbiz

Angelina Jolie në një romancë me reperin Akala?!

Duket se ylli hollivudian Angelina Jolie ka vendosur t’i japë një tjetër shans dashurisë që prej ndarjes së saj të bujshme me Brad Pitt. Së fundmi revista Oggy ka publikuar imazhe ekskluzive që e lidhin aktoren me reperin dhe poetin britanik Akala, emri i vërtetë i të cilit është James Kingslee McLean Daley. Ai është parë edhe herë të tjera në shoqërinë e aktores dhe në imazhet e fundit mund të shihni dyshen teksa ndajnë darkojnë në Milano me kastin e filmit ‘Maria’.

Sipas Oggy, të dy mbërritën së bashku në restorant dhe gjithashtu u nisën së bashku për në hotel. Kjo nuk është hera e parë që Akala dhe Jolie shihen së bashku, pasi në maj ata udhëtuan së bashku në ishullin e Xhamajkës për të marrë pjesë në Festivalin Letrar Calabash. Megjithatë, asnjëri nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen.

Së fundmi Angelina Jolie foli në një intervistë të gjatë për Wall Street Journal, planet e saj për të ardhmen, betejat e divorcit me Brad Pitt, të qenit nënë, për shëndetin e saj psikologjik dhe synimin për të ripërsëritur rolin e personazhit të saj të keq në “Maleficent 3”.

Unë u rrita në një vend mjaft sipërfaqësor. Nga të gjitha vendet në botë, Hollivudi nuk është një vend i shëndetshëm. Dhe kjo është arsyeja pse herët a vonë fillon të kërkosh autenticitetin.

Aktorja, regjisorja dhe aktivistja humanitare deklaroi se së shpejti do të donte të largohej nga Hollivudi “i pashëndetshëm” dhe të transferohej në shtëpinë e saj në Kamboxhia. 48-vjeçarja e quajti Los Anxhelosin një vend “të cekët” dhe pranoi se nëse do t’i duhej të fillonte nga e para, ndoshta nuk do të zgjidhte aktrimin si profesion.