Celebrities Live From Tirana

Anjeza Dyrmishi: “Jam mërzitur nga photoshop-i, askush nuk është perfekt në jetë reale”

Në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth një teme shumë delikate siç është anoreksia/bulimia ishte e ftuar fotografja e njohur Anjeza Dyrmishi. Para disa kohësh Anjeza krijoi një fushatë me disa nga blogeret më të njohura në vend të cilat pozuan trupin e tyre pa filtra, siç janë në të vërtetë.

E pyetur nga moderatorët Genta Hodo dhe Elios Shuli se si lindi kjo fushatë dhe a e patën të vështirë blogeret të pranonin të bëhëshin pjesë e kësaj nisme, Anjeza tha:

Ishte një nevojë e brendshme e imja duke qenë se jam lodhur dhe mërzitur nga editimet e fotove. Këtë rradhë doja të tregoja dikë totalisht pa filtra, ashtu siç janë më celulit apo me strija. Duke qenë se jam në kontakt të vazhdueshëm me blogeret j’ua propoova si ide sepse kush më mirë se ato mund të japi shembullin e të pranuarit të vetes ashtu siç jemi. Nuk duhet ta teprojmë me photoshop-in. Realiteti që shohim në Instagram është një gënjeshtër e madhe. Blogeret në këtë fushatë dhanë mesazhin se ato nuk janë aq ideale sa mendojmë ne. 

Por a ka patur ndonjëherë Anjeza çrregullime me ushqimin?

Nuk e egzagjeroj me ushqimin por ka raste që në momente të caktuara edhe unë e teproj sidomos në situata stresuese. Në fakt ushqimin e shijoj dhe gatuaj shumë, por për momentin po haj shëndetshëm pasi vera është perpara dhe nevojiten disa kile më pak.

Anjeza ka dhe një mesazh për të gjitha vajzat që kanë probleme me të pranuarit të vetes ashtu siç janë:

Duhet ta pranojmë veten ashtu siç jemi. Çdo vajzë duhet të dashurojë veten pa filtra. Me art ne mund të ndryshojmë jetët tona!