Celebrities Gossip Showbiz

Antonela Berisha bëhet teze dhe emocionon me fjalët për nipin e saj të sapolindur!

Një nga ish- banoret e “Big Brother VIP” që mund të themi se ka treguar shumë anë të sajat, nisur nga ajo më e ndjeshmja, kur e kemi parë të përlotur e deri te më dinamikja, Antonela Berisha padyshim është një personazh shumë kompleks.

Shpesh deklaratat e saj tërheqin shumë vëmendje në rrjete sociale, por këtë herë nuk ka asnjë gjë të tillë, por një lajm shumë të lumtur që bukuroshja na ka dhënë pak minuta më parë. Me anë të një video, ku shfaqet duke mbajtur në krah nipin e saj të sapolindur, Uriel, Antonela na zbulon se është bërë teze ditën e djeshme dhe krahas ka emocionuar me fjalët për të.

Uriel do të dua sa djalin tim! 13/06/2022 Teze Ela

Antonela është një personazh që jo pak herë ka tërhequr vëmendjen qoftë me karakterin e saj shpërthyes, me thashetheme të shumta rreth saj, por edhe me pamjen e saj të jashtme.

Së fundmi, bukuroshja është përfolur shumë për marrëdhënien e mirë miqësore me ish- banoren e ‘BBV’, Beatrix Ramosaj. Postimet nga takimet mes vajzave shoqëruar me dedikime për njëra-tjetrën kanë qenë të shumta.