Celebrities Gossip Showbiz

Si dy mikesha shumë të mira, Trixa uron Antonelën për ditëlindje me fjalët më të bukura!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.

Beatrix tashmë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale. Së fundmi, bukuroshja është përfolur shumë për marrëdhënien e mirë miqësore me ish- banoren e ‘BBV’, Antonela Berishaj. postimet nga takimet mes vajzave shoqëruar me dedikime për njëra-tjetrën kanë qenë të shumta, ndaj dhe sot në ditën e ditëlindjes së Antonelës nuk mund të mungonte një urim nga këngëtarja. Me anë të një video, ku duken dy bukuroshet në momentet e tyre më të lumtura, Trixa krahas ka shkruar:

Shpresoj që ditëlindja jote të jetë aq speciale sa ty! Uroj që të të realizohen të gjitha dëshirat. Faleminderit që je një shoqe kaq e mirë. Shijoje ditën tënde. Qëndro gjithmonë e lumtur. 

Para pak ditësh në ditëlindjen e saj ku mbushi plot 28 vjeçe, Trixa publikoi projektin më të ri muzikor, i cili titullohet “Vonë”. Pas daljes së saj nga ‘BBV’ dhe për shkak të lidhjes që pati me aktorin Donald Veshaj, çdo këngë e bukuroshes merret si një dedikim për të. Ama duket se as kënga e fundit nuk ka shpëtuar nga aludimet se disa fjalë si: “Fake”, “po t’djeg’, “inati po t’vjen” i janë drejtuar Donaldit.