Celebrities Gossip Showbiz

Antonela kthehet me një projekt të ri në ekranet tona…

Antonela Berishaj u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së saj në emisionin “Për’puthen”. Ajo nuk arriti të dalë e përputhur nga programi, edhe pse ka patur takime mjaft intensive me djem të ndryshëm.

Për të gjithë ata që mendonin se me mbylljen e “Për’puthen” nuk do i shohim më personazhet në ekran, Antonela vërteton të kundërtën. Ajo do të rikthehet shumë shpejt siç tregojnë të dhënat.

Vetëm tri orë më parë, faqja zyrtare e Top Channel ka publikuar një video në të cilën duket Antonela së bashku me Ed Manushin, Alesia Bamin, Redi Jupin dhe Lorenco Jeminin. Siç shkruhet në video, Antonela do të jetë në “Top Arena”, e cila me sa duket do të fillojë në 11 qershor.

Rikthehet TOP ARENA në 11 qershor deri 11 korrik çdo natë në orën 22:00 në Top Channel.

Ndërkohë, edhe vetë Antonela ka bërë disa publikime në InstaStory duke e konfirmuar kështu lajmin. Duket se ajo nuk arriti të gjejë dashurinë në program, por arriti të fitojë një mundësi të mirë në televizion.