Celebrities Gossip Showbiz

Arbenita ka vendosur t’i hyjë rrugës së biznesit me një projekt shumë të veçantë!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Dhe nëse pyesnit veten se çfarë është, bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve.

Ky aktivitet i ri i Arbenitës quhet  “Albanian Founder Management” dhe këtë gjë e ka bërë me dije vetë modelja me anë të rrjeteve sociale. Detaje të tjera do të bëhen të ditura sot gjatë ditës për kriteret e pranimit.

Nevoja për vëmendje nga të famshmit është diçka me të cilën jemi mësuar. Dyshja e njohur Arbenita-Fero shpesh janë cilësuar si një çift shumë ‘cool’ i showbiz-it tonë dhe nuk janë përfolur asnjëherë për krisje, megjithatë kur ata vendosën t’i bënin ‘unfollow’ njëri-tjetrit, portalet shpërthyen nga lajmet se mos ndoshta çifti janë ndarë.

Megjithatë, ndjekësit e dyshes mund të qetësohen pasi çifti janë më të lumtur se kurrë së bashku. Arbenita vetë postoi një video në Instastory, teksa shfaqej  në makinë me reperin.

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe reperi i famshëm shqiptar Fero vetëm 2 më parë janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e showbiz-it janë bekuar me një vogëlushe të cilën e kanë quajtur Nina.