Celebrities Gossip Showbiz

Arsyeja e vërtetë se përse Kim Kardashian mungoi në festën pas “Met Gala”!

Ylli televiziv Kim Kardashian nuk është shfaqur në festën që u organizua pas ‘Met Gala’. 43 vjeçarja tërhoqi vëmendje në ngjarjen e madhe të modës me veshjen e saj. Vogue ndërkohë kishte publikur një video të Kim duke ‘luftuar’ për të marrë frymë teksa kishte të veshur korsenë e ngushtë ndërsa përgatitej për natën më të madhe të modës. Por veshja nuk ishte ajo që e pengoi atë të merrte pjesë në festë. Kardashian e humbi këtë rast sepse mendon se nuk është një gjë që i bën përshtypje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Kim udhëtoi direkt në Evropë pasi do të merrte pjesë në Festivalin ‘OMR 2024’ në Hamburg, Gjermani, më 7 dhe 8 maj. “Unë shkova nga atje në avion. Fjeta në avion dhe ja ku jam”.-tregoi Kim. Ajo shtoi se festat nuk janë për të, duke theksuar:

Ishte vërtet mirë të mos shkoja. Nuk është në të vërtetë puna ime të dal, kështu që ishte justifikimi i përsosur, sepse doja shumë të vija këtu.

Ndërkaq, Kim mbërriti në Hamburg në orën 15:00 të së martës, pasi eci në tapetin e kuq rreth orës 19:00 me orën e New Yorkut të hënën në mbrëmje. Met Gala është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme e modës së vitit dhe megjithëse pak njerëz marrin ftesë, ata duhet të paguajnë 75,000 dollarë biletën.

Met Gala bëhet çdo të hënë të parë të majit dhe me ardhjen e saj çdo herë diskutohet edhe për koston e biletave. Procesi fillon me marrjen e një ftese, nuk mund të blejë kushdo një biletë, edhe nëse janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme parash.

Biletat individuale për Met Gala-n këtë vit kanë kushtuar 75,000 dollarë, krahasuar me 50,000 dollarë në vitin 2023. Çmimi i tavolinave fillon nga 350,000 dollarë. Shpesh, shtëpitë e modës blejnë tavolina dhe ftojnë personalitete me profil të lartë. Për këtë arsye, edhe yjet më të pasur rrallëherë paguajnë çmimin e plotë për vendet e tyre.