Pasò Sport

Artan Shyti komenton ndeshjen Shqipëri-Poloni dhe tregon pikën e dobët të skuadrës sonë!

Në episodin e sotëm të “Paso” pati disa të ftuar dhe u komentuan ndeshjet më të rëndësishme të futbollit, por kryesoi ajo Shqipëri-Poloni sigurisht. I ftuar në një lidhje telefonike ishte Artan Shyti, i cili gjithashtu u shpreh për lojën e fortë. Shyti nuk harroi të flasë në asnjë moment pa respekt për skuadrën kundërshtare, edhe pse, pa ia ulur vlerat ekipit tonë.

Humbëm nga një ekip që ishtë më i mirë se ne… Duhet të jemi objektivë, në letër Polonia dukej më e mirë se ne, edhe në lojë ishte më superiore se ne…

Shyti ndër të tjera, foli edhe për trajnerin e ekipit tonë Edi Reja. Ai u shpreh se Reja është një trajner shumë i mirë, trajneri më i vjetër në moshë, ai e respekton dhe duhet trajnuar. Megjithatë ai kishte një sugjerim se një trajner më i ri do të ishte më i vlefshëm.

Ndërkohë, Shyti tregoi se është i pakënaqur nga njëri prej futbollistëve tanë, pa dashur t’i përmendë emrin. Ai tha se nuk pasoi në momentin e duhur, sepse ka nevojë për t’u afirmuar duke harruar pasimin e vlefshëm. Sipas Shytit një lojtar i mirë, si Lewandowski, nuk do ta bënte, sepser ky është tregues i një sportisti të madh. Problemi me skuadrën tonë është ai i stabilitetit të ekipit.