Celebrities Gossip Showbiz

Ashtu siç menduam! Miriam Cani dhe Alban Skënderaj po sjellin bashkëpunimin e rradhës…

Miriam Cani është prej kohësh një këngëtare që njihet për zërin e saj të ëmbël dhe të mrekullueshëm. Së bashku me partnerin e saj, Alban Skënderaj bëjnë një çift shumë të pëlqyer të showbiz-it. Dyshja edhe pse jo shpesh kanë realizuar disa bashkëpunime, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe kanë numëruar miliona klikime.

Pak ditë më parë, çifti publikoi të njëjtat fotografi romantike, teksa u shfaqën duke u puthur në perëndimin e diellit. Përpos faktit që na ‘shkrinë zemrat’, u duk se çifti se na paralajmëroi për një bashkëpunim mes tyre. Dhe paska qenë ashtu siç menduam! Pak më parë, Miriami dhe Albani me anë të një postimi në llogarinë e tyre në Instagram kanë publikuar trailer-in e një pjese nga klipi i bashkëpunimit të tyre të rradhës.

Kënga e tyre do të publikohet në datë 25 nëntor, ndaj na duhet të presim vetëm pak ditë.

Rikujtojmë se, Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime të hershme me njëri-tjetrin.  I pari është “Let me die with you, ku dy artistët ishin shumë të rinj, para 8 viteve. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli. Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit, titulli i së cilës kanë pagëzuar djalin e tyre të vogël.

Rikujtojmë se, Miriami dhe Albani janë prindër të fëmijëve, një vajze dhe një djali. Dyshja e këngëtarëve që janë gjithmonë pranë publikut kanë rrëfyer historinë e ëmbël se si zbuluan që engjëlli i tyre do të vinte në jetë kur ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë e gjithashtu teksa ishin edhe në xhirimet e klipit “Duamë”.