Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Askush nuk i reziston dot gjelit të detit dhe bakllavasë, por ja si të riktheheni në formë pasi e keni tepruar gjatë festave!

Gjatë festave të fundvitit është e kuptueshme që të shtoni pak në peshë sepse askush nuk mund t’i rezistojë tryezës plot me ushqime të shijshme dhe sigurisht shumë kalorike. Por, mos u bëni merak sepse ato kilogramë siç fitohen aq shpejt po aq shpejt edhe mund të hiqen nëse ju nisni të ndiqni një regjim të shëndetshëm ushqimor.

Ne ju njohim me disa këshilla të vlefshme se si të ktheheni në formën tuaj të mëparshme fizike:

1.Ndaloni alkoolin

Alkooli është i pasur me kalori dhe nuk i siguron trupit lëndë ushqyese. Kufizoni konsumimin e pijeve alkoolike, mos e kaloni si në sasi ashtu edhe në frekuencën javore. Nëse vërtet nuk mund të bëni pa të në fundjavë, zgjidhni një gotë verë.

2.Ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar

Pas argëtimit gjatë festave, është zakon të kaloni në agjërime të rrepta që nuk janë të qëndrueshme me kalimin e kohës. Shmangni zgjidhjet ekstreme, mbështetuni te një nutricionist për një vlerësim më të kujdesshëm dhe të synuar të qëllimeve tuaja. Në përgjithësi, hani më shumë fruta dhe perime, mos harroni për proteinat dhe kufizoni konsumimin e yndyrave dhe karbohidrateve.

3.Rifilloni aktivitetin fizik

Mund të duket e parëndësishme, por lëvizja është thelbësore për t’u rikthyer në formë. Nuk është e nevojshme të mbylleni në palestër për orë të tëra. Zgjidhni sportin për të cilin jeni më i apasionuar, qoftë noti, vrapimi apo tenisi, e rëndësishme është të qëndroni në lëvizje. Shëtitjet e gjata ndihmojnë në zgjimin e metabolizmit dhe përmirësimin gradualisht të gjendjes fizike. Zgjidhni të ecni ose t’i jepni biçikletës në vend që të shëtisni me makinë. Zgjidhni të merrni shkallët në vend të ashensorit.

4.Shmangni situatat stresuese

Stresi nxit një rritje të kortizolit, hormon që shkakton rritjen e sheqerit dhe yndyrës në gjak. Mundohuni të kufizoni sa më shumë situatat e tensionuara dhe krijoni disa momente për veten tuaj. Pushimi është shumë i rëndësishëm, angazhohuni që të flini të paktën 8 orë në natë.

5.Qëndroni të hidratuar

Edhe gjatë dimrit është thelbësore të pini shumë ujë për të hidratuar trupin. Mbani gjithmonë një shishe me vete. Vendosja e qëllimeve të vogla ditore ju ndihmon të ndiqni një objektiv afatgjatë, si përshembull rikthimi në formë. Nëse vetëm uji nuk mjafton, zgjidhni çajra të shijshëm bimor.