Celebrities Showbiz

Askush nuk mund t’i kuptojë britanikët më mirë se Kanye West, edhe ai humbi ‘mbretëreshën’ e tij…

Kanye ‘Ye’ West mund ta kuptojë fare mirë se çfarë po kalon Londra pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Reperi ndau me fansat e tij mbrëmjen e kaluar një postim në dukje të çuditshëm. Ai kujtoi në InstaStory në llogarinë e tij në Instagram “mbretëreshën” e tij.

Ndërsa ai nuk përmendi askënd, spekulohet se ai i referohej ish-gruas së tij Kim Kardashian si “mbretëresha”. Postimi i tij i fundit i la fansat të habitur pasi shumë menduan se ai donte të pajtohej me ish-bashkëshorten.

Postimi i tij i fundit që i referohet ish-bashkëshortes së tij vjen pasi Kim vizitoi Javën e Modës në Milano për shfaqjen e saj bashkëpunuese me Dolce & Gabbana. Shfaqja prezantoi një koleksion të ri që Kim bashkë-dizenjoi për shtëpinë ikonë të modës.

Së fundmi, reperi i njohur Kanye West ka thënë se është i hapur për një rikthim në politikë, duke mos u ndikuar aspak nga dështimi në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Reperi, babai i të cilit luftoi me kancerin në stomak në 2018, tha se do të punojë për të kuruar sëmundjen dhe se do të ndihmojë në promovimin e ajrit të pastët dhe ushqimit të shëndetshëm.

Kim Kardashianmesa duket paska përjetuar një ndarje shumë të dhimbshme me ish-të dashurin e saj Kanye West. Muajt e fundit asaj i është dashur të vuajë pasojat e tradhtisë së tij dhe tani ajo ka filluar të bëhet edhe një herë Kim që të gjithë e kujtojnë. Biznesmenia ka blerë një rezidencë në bregdet në Malibu, me vlerë gati 100 milionë dollarë, por që më në fund ka mundur ta blejë për vetëm 70 milionë dollarë.