Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Asnjë sheik nuk do të ketë fatin të martohet me Enca Haxhian, këngëtarja zbulon se është në kërkim…

Prej disa kohësh këngëtarja bukuroshe e ekraneve shqiptare Enca Haxhia është përmendur nga portalet për skandalin e publikuar ‘Dubai Porta Potty’. E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel artistja ka reaguar duke treguar shumëçka. Sipas Encës nuk është nevoja të shkosh në Dubai për t’u bërë eskortë.

Ndërkaq, Enca shpeshherë sulmohet edhe për peshën e saj, ku shumë njerëz e akuzojnë për photoshop-in që përdor në fotot e publikuara në rrjetet sociale. Në lidhje me këtë, Enca padyshim që ka diçka për të thënë. Zbuloni më shumë në këtë link. 

Ndërkaq, sa i përket jetës private bukuroshja ka qenë perherë shumë e rezervuar dhe në lidhje me këtë fakt u ngacmua edhe pak nga moderatoret e panelit. Sa romantike është Enca?

Të jesh një femër e pavarur nuk ka lidhje me të qenurit një femër që nuk di të dashurojë apo nuk di të japë dashuri dhe unë jam shumë romantike, e dua shumë dashurinë.

Ndërkaq, cilët meshkuj marrin guximin t’i afrohen Encës për të pasur një romancë?

Jo vetëm me mua, por çdo vajzë nëse është e sukssesshme, ka bërë shkollë, ka një punë të sajën, realisht çfarë do t’i ofrosh ti si mashkull përveç dashurisë, çfarë do të jetë më shumë së kaq? Do të të mbajë ajo, do të shkoni me pushime dhe do të paguajë ajo? Le të jemi të sinqertë, unë nuk pretendoj që në të ardhmen të martohem me ndonjë sheik, por nuk besoj se do ta konsideroja një djalë që nuk është po aq i suksesshëm sa unë në fushën e vet, që nuk ka ambicie, që nuk ka një punë. Një njeri që nuk është i përmbushur gjithmonë do të bëjë të ndjehesh keq për faktin që ti je një femër e suksesshme, për faktin që ti ia ke dalë vetë dhe nuk do të ketë çfarë të të ofrojë. Nëse do të kisha dikë në jetën time nuk e di nëse do ta bëja publike për faktin se jam një person shumë privat por nëse do të më plotësonte, apsolutisht që do e bëja pjesë edhe të jetës publike. Nuk do ta mbaja sekret. Ende nuk e kam gjetur, jemi në kërkim.(qesh)