Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Atalanta Kërçyku: “Këtë edicion të “BBV” lojën po e bëjnë vajzat dhe meritën po e marrin djemtë…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio moderatorja Atalanta Kërçyku. Debati Egla-Rike në shtëpinë më të famshme në Shqipëri agravoi deri në atë pikë sa u vendos nga produksioni që të dyja konkurrentet të shkonin “kokë më kokë” në nominim. Si e komenton Atalanta të gjithë situatën e ndodhur mes tyre?

Një situatë e pakëndshme që nuk i shkon për hije askujt. Në rastin më të fundit Egla ishte më pak e përfshirë sepse dëmin më të madh e bëri Rikja. Ky do të jetë penaliteti i Rikes, do të eliminohet sepse e tejkaloi. Ky “BBV” ka kaluar shumë kufij dhe nuk dimë më çfarë të themi. Egla është pak ngacmuese por në rastin konkret nuk është se i tha ndonjë gjë të rëndë Rikes por aty akumulohet një grumbull ndjenjash që e kanë çuar Rikën në atë pikë. Unë për Eglën mendoj se e ka kaluar masën por përderisa nuk është parë e natyrshme nga ana e produksionit të penalizohet ajo do të vazhdojë të bëjë lojën e saj. Egla mua më duket si një personazh që ndonjëherë duhet të penalizohet ndonjëherë duhet të qëndrojë sepse është lojtare. Në një anë e dua si lojtare nga ana tjetër e gjykoj si njeri për ngacmimet dhe ofendimet që bën. Por shoh shumë komente nga ndjekësit që e duan, në fillim nuk e duronin dot fare. 

A janë në këtë edicion të “BBV” vajzat më të forta?

Vajzat janë më të forta, këtë vit po dominojnë por nëse shohim sondazhet dy prej personazheve më të menduar për fitoren janë Juli dhe Romeo. Duket sikur po luajnë vajzat por meritën po e marrin djemtë dhe më bën habi kjo gjë.

Prishja e miqësisë midis Romeos dhe Meritonit, si e komenton Atalanta?

Aty po provohet që po përçahen edhe njohjet jashtë. Romeo dhe Meritoni kaluan në pika duke përmendur ndere dhe favore. Nëse mikesha ime do më përmendte mua një gjë që ka bërë për mua do të ndjehesha shumë e ofenduar. Morali aty brenda është i padukshëm ndërsa rregullat e lojës janë të dukshme. Ata thyejnë zemrën por mbajnë lojën.