Gossip Showbiz

Atdheu rikthehet në “Për’puthen” për Antonelën… Ja çfarë ndodh!

Puntatën e sotme, ish-konkurrenti Atdhe Xheravina është rikthyer në studion e “Për’puthen”. Fjalët e tij të para ishin se “i kishte munguar studio”.

Një deklaratë e tillë nuk na befasoi më shumë se arsyeja për të cilën ai supozohej të ndodhej në atë studio sërish.

Menjëherë pas hyrjes së tij në skenë, produksioni dha pjesë nga debati me Antonelën. Pas shfaqjes së videos, Atdheu reagoi duke thënë:

Unë u largova atë ditë se kisha një rast vdekjeje, erdha këtu që mos të dilja frikacak, por pastaj këtu u bënë shumë debate ofenduese dhe ika. Por që erdha të flas me Antonelën për debatet që ndodhën.

Rreth fjalëve të tij, sigurisht që nuk mund të mungonte dhe opinioni i Arjan Konomit i cili u shpreh se e vlerësonte ardhjen e Atdheut në program dhe sidomos për arsyen e vetme që të fliste me Antonelën pavarësisht konflikteve apo zënkave të tyre.

Konomi shpjegoi gjithashtu se sa e vështirë është të krijosh marrëdhënie në jetë dhe se njeriu harxhon tërë jetën duke gjetur personin e duhur, por ekziston mundësia për të mos e gjetur. E gjithë kjo për shkak të zënkave e debateve të kryera rreth të cilave nuk ja vlen të prishet gjithçka.