Celebrities Gossip Showbiz

“Ato që thotë nuk mund…”, Fisnik Syla reagon ndaj akuzave të rënda të Fjolla Morinës!

Fjolla Morina, prej muajsh është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë “live” në Instagram dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj apo ka folur për personazhe të ndryshëm, ndër ta edhe për ish-partnerin e saj Fisnik Sylën, duke bërë akuza të rënda.

Fisnik Syla ka reaguar për herë të parë për deklaratat e rëndë që ish-partnerja e tij, Fjolla Morina, ka bërë publikisht së fundmi në rrjetet sociale. Teksa i ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzat, Fisniku shprehet për Fjollën se ‘gjendja e saj shëndetësore nuk është në stadin më të mirë të mundshëm”.

Reagim publik

Të nderuar, po e ndjej të nevojshme të bëj këtë sqarim për opinionin lidhur me deklaratat e fundit që bërë F. M., (emër i njohur për publikun). Tashmë siç jeni të dëshmuar, gjendja shëndetësore e personit në fjalë nuk është në stadin më të mirë të mundshëm dhe rrjedhimisht edhe ato që thotë nuk mund të merren si të vërteta e as nuk janë të vërteta.

Po e ndjej si detyrim ndaj opinionit që të sqaroj të vërtetën mbi personat e përmendur në video, në veçanti mikun tim me inicialet D. K., i cili ka qenë një ndihmesë shumë e madhe e jona në kohën kur ajo ndodhej në paraburgim dhe e them pa mëdyshje që është një nga personat më bamirës dhe human që njoh.

Lus të gjithë njerëzit që ta mirëkuptojnë gjendjen e rënduar të zonjës në fjalë dhe të anashkalojnë deklaratat e pavërteta të saj.

Faleminderit F.S

Nëna e Fjolla Morinës, Selvete Rexha lidhur me këto situata ka folur për mediat. Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës. E njëjta thotë se këngëtarja ka probleme psiqike prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.