Showbiz

Avicii kishte parashikuar vdekjen e tij kohë më parë

Gjithçka rreth arsyeve të ndarjes nga jeta të Avicii ishin fshehur në dokumentarin e tij të publikuar muaj më parë.

Dj dhe producenti i famshëm humbi jetën papritmas në Muscat, Oman teksa ishte me pushime në një resort bregdetar. Ai ishte 28-vjeç dhe dy vite më parë ishte tërhequr nga prodhimi i këngëve dhe turnetë muzikore.

Mesa duket të gjitha detajet se përse ai do të ndërronte jetë, ishin të fshehura në dokumentarin e tij, pjesët e të cilit gjenden edhe në Youtube.

Në këtë dokumentar tregohej gjithçka rreth mënyrës së tij të jetesës, pagjumësisë, udhëtimeve të vazhdueshme dhe shumë të lodhshme, keq ushqyerjen dhe përdorimin e alkoolit.

Në vitin 2014 artisti i ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale për të hequr tëmthin dhe apandesitin. Në një pjesë të këtij dokumentari, Avicii është filmuar duke i thënë menaxherit të tij se shumë shpejt do të vdiste.

Gjatë 8 viteve të karrierës së tij ai ka dhënë 813 koncerte në vende të ndryshme të botës dhe i tregoi menaxherit të tij se nëse nuk i ndalon turnetë dhe udhëtimet do të vdiste nga lodhja dhe mënyra e keqe e jetesës. Ditën e sotme është publikuar edhe një video e bërë pak ditë para vdekjes së tij në cilën Avicii dukej në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore.