Celebrities Gossip Showbiz

Banorët e “BBV3” urojnë këngëtaren Elvana Gjata për ditëlindje në një mënyrë të veçantë!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli Mt arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ditën e sotme këngëtarja Elvana Gjata feston ditëlindjen dhe banorët teksa kanë dëgjuar këngë nga repertori i muzikës së saj në oborrin e shtëpisë kanë bërë një urim për të. Duke interpretuar këngën e saj “Kuq e Zi” dhe duke bërë shqiponjën me duar, banorët mblidhen bashkë për ti bërë një urim të veçantë Elvanës.

Prej hyrjes së Fatjonit në shtëpi pëlqimi i tij dhe Heidit për njëri-tjetrin është vënë re. Ama më pas të gjithë e kuptuan se u formua një trekëndësh dashurie, pasi afrimi i saj me Romeo dhe flirtet e tyre ishin mjaft të dukshem aq sa banorët emndojnë se shumë shpejt ata do të jenë çift. Së fundmi marrëdhënia e Romeos dhe Heidit është ftohur për shkak edhe të një debati që kanë pasur, por edhe duket se vëmendja e saj është tek Romeo. Duke biseduar në oborr Graciano pyet Fatjonin se çfarë do bënte nëse Heidi kthehesh përsëri për t’i dhënë një mundësi njohjes së tyre.