Celebrities Gossip Showbiz

Bashkëpunimi më i ri i Eni Koçit është tepër i veçantë!

Eni Koçi është një këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar, e cila ka realizuar disa këngë që janë kthyer në hite muzikore. Ajo iu largua botës së muzikës për pak kohë për t’iu përkushtuar studimeve. Megjithatë, së fundmi këngëtarja ka lajmëruar se do të rikthehet së shpejti me projekte të reja muzikore, pasi tanimë që ka përfunduar studimet mund të publikojë këngë të reja.

E nëse po pyesnit veten se kur më në fund do të kemi mundësinë të dëgjojmë bukuroshen pasi prej shumë kohësh i ka munguar tregut muzikor, vetë ajo na ka zbuluar se do të sjellë një surprizë të re për ndjekësit e saj dhe për më tepër jo vetëm. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me këngëtarin shumë të njohur në Kosovë, Ramadan Krasniqi. Këtë e ka bërë me dije vetë Eni me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram teksa është shfaqur duke kënduar një pjesë nga projeti i tyre më i ri.

Ajo gjithashtu ka zbuluar dhe titullin e këngës që është ‘Vonë’. Bukuroshja nuk na ka zbuluar një datë publikimi, megjithëse zbuloi se do të publikohet shumë shpejt.

Edhe pse nuk ka qenë aktive në muzikë, Eni herë pas here përpiqet t’i mbajë ndjekësit e saj të informuar me postime nga jeta e saj private ku shpesh publikon edhe me partnerin e saj, këngëtarin e njohur Genc Prelvukaj.

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Nuk përfliten shumë në rrjete sociale, megjithatë nuk ngurrojnë asnjëherë ta urojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale për raste të veçanta. Sado u përpoqën ta fshihnin lidhjen mes tyre, ajo arriti t’u bënte publike.