Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Bashkëshortja e Sergio Ramos Pilar Rubio na zbulon një detaj shumë intim nga marrëdhënia me futbollistin!

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio janë një nga çiftet më të njohur në botën e futbollit dhe showbiz-it. Detaji më i vogël i jetës private të futbollistit dhe prezantueses shkakton gjithmonë bujë. Rubio në programin “La Resistencia” iu desh të përballej me pyetjen klasike të David Broncano për seksin.

Aspak e turpëruar, Pilar Rubio nuk hezitoi të përgjigjej.

Ne bëjmë seks çdo ditë, përveç se kur jam këtu në Madrid. Sot, për shkakun tuaj, ne nuk do bëjmë. Seksi është jetë. Në orën 21:30 i kam të gjithë fëmijët në shtrat dhe më pas…

Rikujtojmë, se portali “SlotsUp” mori në shqyrtim rolin e partnereve të futbollistëve, duke dashur të bëjë një klasifikim të grave më me ndikim dhe të suksesshme. Tashmë ekziston një renditje e tillë botërore. Tri të parat janë të famshme në botë, edhe larg burrave të tyre, Shakira, Victoria Beckham dhe Perri Edwards. Pilar Rubio, gruaja e Sergio Ramos, është e vetmja spanjolle dhe renditet e teta, ndërsa mungesa e Georgina Rodríguez është befasuese.

Partnerja e Cristiano Ronaldos ka mbetur jashtë “top 15”. “SlotsUp” e ka përpiluar listën bazuar në disa kritere si fati personal, popullariteti në rrjetet sociale, numri i librave që ato kanë botuar, paratë që gjenerojnë për çdo postim të sponsorizuar në Instagram apo numri i shfaqjeve që grumbullojnë në “Spotify”. Futbollisti dhe bashkëshortja e tij, Pilar, janë lidhur së bashku që në shtator të vitit 2012 dhe kanë tri fëmijë së bashku.