Gossip

Grabitet shtëpia e futbollistit Sergio Ramos!

Së fundmi është raportuar se shtëpia e Sergio Ramos dhe Pilar Rubio në Sevilje u grabit gjatë një ndeshjeje dhe se gjatë sulmit katër fëmijët e tyre ishin në shtëpi. Gazetari Jesus Diaz raporton se grabitja e natës ndodhi gjatë ndeshjes ku Sevilla përfundoi duke barazuar 1-1 kundër Lens në Ligën e Kampionëve.

Sipas tij, katër fëmijët e çiftit dhe kujdestarët e tyre, të cilët ishin në fermën La Alegroa gjendeshin brenda, por nuk janë dëmtuar. Në kohën e grabitjes, sipas burimeve hetimore të ABC Seville, Ramos ishte në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan dhe gruaja e tij ishte jashtë qytetit për arsye profesionale.

https://twitter.com/jesusdconejero/status/1706915096339866043?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1706915096339866043%7Ctwgr%5Eeea6d981c8e4431f8d86ef6a8b8fe36fbd757474%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fgrabitet-shtepia-e-sergio-ramos-ne-sevilla-femijet-ndodheshin-brenda%2F

Kjo nuk është hera e parë që ylli spanjoll grabitet, pasi Ramos tashmë pësoi një grabitje në shtëpinë e tij në Madrid në vitin 2012 kur kishte qëlluar edhe vet në shtëpi. Ndërkaq, Sergio Ramos dhe Pilar Rubio janë një nga çiftet më të njohur në botën e futbollit dhe showbiz-it. Detaji më i vogël i jetës private të futbollistit dhe prezantueses shkakton gjithmonë bujë. Rubio në programin “La Resistencia” iu desh të përballej me pyetjen klasike të David Broncano për seksin.