Celebrities Gossip Showbiz

“Bëj gati valixhet!” Gjesti i fundit i Armaldos nuk mbetet pa u komentuar nga Luizi!

Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Një garë me shumë emocione të forta, debate e sigurisht edhe çaste të bukura.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar. Ndërkohë, përballje të forta ka pasur mes Oltës dhe Luizit. Duket se ata janë kryetarët e dy grupeve të krijuara në shtëpi, edhe pse nuk e pranojnë diçka të tillë. E teksa ditën e sotme Armaldo iu afrua Oltës, Luizi e ka komentuar këtë veprim të tij, duke i thënë që të bëjë gati valixhet.

Prandaj je në nominim ti. Mendo për nesër. Bëj gati valixhet sepse iu afrove kuçedrës. Të thashë nëse i afrohesh asaj e hëngre tullën.