Health & Beauty

Benefitet e uthullës së mollës për këmbët tuaj!

Uthulla e mollës është përdorur si një ilaç për shërimin e plagëve, qetësimin e kollës dhe dhimbjeve të stomakut për mijëra vjet. Uthulla e mollës bëhet përmes fermentimit, ku majaja dhe bakteret konvertojnë karbohidratet së pari në alkool dhe pastaj në acid acetik, i cili i jep uthullës shijen dhe aromën e mprehtë dhe përfitimet shëndetësore.

Sipas Dr.Chris Damman, disa njerëz sugjerojnë përdorimin e uthullës së mollës së papërpunuar me baktere dhe karbohidrate të patretura. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që është më e shëndetshme se uthulla e zakonshme. Ai shpjegon se uthulla e mollës dhe frutave kanë polifenole, të cilat janë përbërës me veti antioksiduese dhe antiinflamatore. Këto polifenole mund të jenë pjesë e përfitimeve të mundshme shëndetësore të këtyre uthullave.

E pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, fosfor, vitamina A-B1-B2-B6, C dhe E, acid cetik, pektinë, beta-karoten etj, ky produkt është padiskutim një depo vlerash ushqyese që duhet të përdorni herë pas here në ritualin e përkujdesjes së fytyrës dhe trupit. Siç e dini, këmbët janë pjesa më e ekspozuar gjatë verës. Shapkat me gisht dhe sandalet janë shumë komode por ekspozojnë këmbën ndaj pluhurit dhe rrezeve të diellit.

Uthulla e mollës lufton mykun e këmbës dhe thonjtë e zverdhur. Ajo ka në përmbajtjen e saj acid acetik, i cili ka veti antibakeriale dhe antiinlamatore, të cilët eleminojnë mikroorganizmat.  Lythat e këmbës nga ana tjetër ndryshojnë nga ato të duarve, ato janë masë lëkure e vdekur të cilat shfaqen kryesisht gjatë gjithë gjatësisë së shputës

. Shtoni ujë dhe uthull molle në një legen dhe lini këmbët të pushojnë për 30 minuta. Më pas thajini me peshqir dhe fërkoni pjesën e lythave me top pambuku të njomur në uthull. Kruajtjet në këmbë shkaktohen si pasojë e çrregulklimit të pH-it të lëkurës së saj ose si pasojë e rritjes së baktereve në këtë pjesë të trupit. Ndiqni praktikën e mësipërme dhe do të shpëtoni nga ky problem.