Auto & Moto

Bentley shënon rënie në shitje!

Disa prodhues makinash luksoze patën një vit të mirë kur bëhej fjalë për shitjet, por Bentley mesa duket jo. Kjo markë britanike raportohet të ketë pësuar një rënie të shitjeve prej 11% nga viti në vit në 2023. Në terma realë, kjo do të thotë se Bentley shiti 13,560 automjete vitin e kaluar, nga 15,174 njësi në vitin 2022. Përsëri, tregu amerikan ishte kryesori (3,848 njësi të shitura).

Gjërat nuk kanë qenë edhe aq të këqija për Bentleyn, me 2023 që është viti i tretë më i mirë për sa i përket shitjeve të automjeteve. Ashtu si 2022, Bentayga ishte modeli i tyre më i shitur vitin e kaluar, me një pjesë prej 44%. “Tregu i automjeteve luksoze nuk ishte imun ndaj kushteve sfiduese në mbarë botën në gjysmën e dytë të 2023. Pavarësisht kësaj, ne arritëm të arrijmë vitin tonë të tretë më të mirë në histori dhe të hyjmë në vitin 2024 me shumë porosi”,-tha shefi i markës Adrian Hallmark.

Së fundmi është prezantuar Bentley më i fuqishëm në histori i cili ka çmim prej 2.3 milion euro teksa marka luksoze britanike e feston “fundin” e makinave me motor të fuqishëm me benzinë në prag të përshpejtimit të revolucionit të saj elektrik. Edhe pse Bentley Mulliner Batur i ri ekskluziv me shpejtësi 320kMh fuqizohet nga një motor i madh 6.0-litërsh W12 me benzinë që zhvillon më shumë se 740 kuaj-fuqi, një teknologji e tillë që dominoi shekullin e 20-të tani ka arritur kulmin dhe përballet me ‘pensionin’ e afërt në shekullin e 21-të.