Celebrities Gossip Showbiz

Beyonce na vjen keq por Semi e veshi e para!

Beyonce e ka treguar tanimë prej kohësh se ka një pëlqim shumë të madh për stilistët shqiptarë. Në daljen e saj më të fundit diva e muzikës pop është shfaqur e veshur me një nga krijimet e stilistes Lena Berisha. Por, duket se një model shumë të ngjashëm e ka veshur pak kohë më parë Semi Jaupaj dhe këtë nuk ka ngurruar ta tregojë e eemocionuar në rrjete sociale.

Dua të them, unë dhe Beyonce

Epo, edhe ne e kuptojmë entuziasmin e Semit..

Së fundmi Beyonce mahniti 273 milionë ndjekësit e saj në Instagram teksa në postimin e saj të fundit u shfaq e veshur nga një krijim i një tjetër stilisteje shqiptare. 40-vjeçarja i dha një kthesë moderne fustanit klasik të zi. Përveç fustanit të veçantë, artistja ka nxjerrë në pah edhe këmbët e saj me geta të tejdukshme me prerje që imitonin ato në fustanin e saj.