Lajmet e fundit

Semi Jaupaj na tregon pak nga prapaskenat e klipit të këngës së re, duke na zbuluar detaje që nuk i dinim!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Para disa ditësh Semi ka publikuar këngën e saj më të re, e cila titullohet “Nah”dhe është pëlqyer mjaft nga publiku. Vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar një video, ku na tregon disa nga prapaskenat e xhirimit të klipit të këngës dhe se si është realizuar, duke na treguar edhe detaje si prsh shiu në klip nuk është i vërtetë, por i sajuar artificialisht.

Së fundmi Semi ka postuar në Instastory disa foto të saj me një filter Instagrami, ku shfaqet me tatuazhe në fytyrë për shkak të efektit të filtrit. Ama duket se këngëtares i kanë pëlqyer shumë si ide dhe ka pyetur ndjekësit nëse duhet të bëjë me të vërtetë tatuazhe në fytyrë.

Së fundmi Semi ka postuar disa foto në Instagram me këngëtarët e njohur italian Tananai dhe Fedez nga ‘Sunny Hill Festival’ dhe ka shkruar kuptohet në formëe një shakaje, se është e martuar me Tananai, por që artisti akoma nuk e di. Duket se Semi është një fanse e zjarrtë e tij.