Celebrities Showbiz

Billie bën sërish ndryshim në pamjen e saj dhe po janë përsëri flokët e saj!

Ka dy gjëra të sigurta në këtë botë, një janë stinët që ndryshojnë çdo vit dhe e dyta është ndryshimi i ngjyrës së flokëve të këngëtares së njohur Billie Eilish. Këngëtarja 20-vjeçare e hitit të njohur “No Time To Die” tërhoqi një vëmendje shumë të madhe në fillim të vitit të kaluar kur ndryshoi ngyrën e flokëve të saj nga rrënjët tipike jeshile me flokë të zinj në një bionde shumë të bukur. Prej afro një viti Eilish nuk e ndryshoi më ngjyrën e tyre por vetëm modelin, por mesa duket ka ardhur koha sërish për një tjetër ndryshim.

Billie Eilish i befasoi fansat dhe të gjithë ndjekësit e saj mbrëmjen e djeshme ku në rrjetin e saj social Instagram debutoi me një tjetër transformim të ri të flokëve. Ajo tashmë i ka thënë lamtumirë ngjyrës gështenjë duke i lënë vendin të zezës.

Tashmë ne na mbetet që ta përgatisim veten tonë që çdo gjë që Billie Eilish bën dhe ndryshon, e ka thjesht të përkohshme. Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Vanity Fair’, këngëtarja e “Happier Than Ever” foli në lidhje me reagimin e publikut ndaj stilit të saj që ndryshon vazhdimisht, duke thënë këto fjalë:

Konkretisht gjëja për të cilën jam munduar ta them gjithmonë që nga fillimi është të vishni çfarë të doni, të visheni si të doni, të veproni si të doni, të flisni si të doni, të jeni si të doni ju. Kjo është gjithçka që ka rëndësi. Është thjesht të jesh e hapur ndaj gjërave të reja dhe të mos i lejosh njerëzit ta shkatërrojnë atë për ty.

Billie është një artiste e cila gjithmonë vendos që t’i surprizojë fansat. Theksojmë gjithashtu se ajo ka nisur edhe turneun e saj botëror. Ende nuk janë zbuluar shumë detaje por  ajo çfarë është e sigurtë është se do të jetë i paharrueshëm.