Auto & Moto

BMW vjen me risi, njofton për teknologjinë e re të ndryshimit të ngjyrave!

BMW ka zbuluar makinën e saj më të fundit që përdor teknologji dinamike për ndryshimin e ngjyrave. Teknologjia e zhvilluar nga inxhinierja australiane e BMW, Stella Clarke, është përdorur për të rikrijuar modelet e artistes afrikane, Esther Mahlangu, e cila projektoi makinën e 12-të të BMW Art në vitin 1991.

BMW i5 Flow Nostokana Art kombinon teknologjinë me dizajne të ndryshme gjeometrike të krijuara nga artistja tashmë 88 vjeçare. “Arti i saj më frymëzoi vite më parë, atëherë kur koncepti i ndryshimit të ngjyrës së një makine ishte vetëm një ide në kokën time”,-tha Stella Clarke.

BMW ka njoftuar se Clarke ka udhëtuar drejt Afrikës së Jugut për t’i paraqitur Mahlangu teknologjinë e BMW-së “me ngjyra”.

Është magjepsëse për mua të shoh se si teknologjia moderne mund ta zgjerojë artin tim dhe ta bëjë atë të qasshëm për një audiencë krejtësisht të re.

Ndërkaq, Clarke prezantoi për herë të parë këtë teknologji në konceptin e BMW iX Flow në fillim të vitit 2022, me SUV-in që tregon aftësinë e tij për të ndryshuar nga e bardha në të zezë. Rikujtojmë, se BMW nuk ka plane të prodhojë konceptin Z4 Coupe. Pas debutimit të konceptit të tij vitin e kaluar, u përhapën thashetheme duke pretenduar se BMW ka plane për të prodhuar këtë model në numër të kufizuar.

BMWBlog raporton se drejtuesit e kompanisë kanë anuluar planet për prodhimin e makinës. Z4 tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur debutoi në Concorso d’Eleganza Villa d’Este në Itali me brendësinë e tij të mbuluar nga lëkura me ngjyrë kafe. Megjithatë, siç duket puna e palodhur e projektuesve të tij do të mbetet vetëm një krijim që ne do të dëshironim të ishte ndërtuar.