Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Bojken Lako: “Nuk e shoh Big Brother dhe nuk kam ndërmend ta shoh, sidomos në këtë rast!”

“Big Brother VIP” padiskutim që është tema më e diskutuar në media dhe rrjete sociale. Çdo fjalë dhe rrëfim i banorëve të shtëpisë më të madhe në Shqipëri, padyshim që kthehet në lajm. Semi Jaupaj gjithashtu është një nga konkurrentet më të përfolura dhe mund të themi me plot gojë se marrëdhënia e saj me Bojken Lakon ka qenë shumë e komentuar.

Sot ekskluzivisht për TAR ka qenë i ftuar Bojken Lako, në emisionin “Pardon My French”. Përpos karrierës së tij dhe planeve për të ardhmen në muzikë, këngëtari nuk mund t’i shpëtonte pyetjes për Semin dhe çfarë mendon ai për pjesëmarrjen e ish- partneres së tij në një show si “Big Brother”.

Për këtë temë nuk dua të flas shumë, nuk e ndjek “Big Brother” dhe nuk do e ndjek, aq më tepër në këtë rast. E kam përkrahur hyrjen e saj si pjesë e mundësisë që të jep një show i tillë. Gjithçka që ajo ka thënë aty është okej. Semi thotë atë që do.  

Rikujtojmë se, gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, Semi gjithashtu ka rrëfyer për martesën e saj me këngëtarin, se çfarë i ka pëlqyer më shumë tek ai dhe nëse ka më mundësi ribashkimi me kantautorin e mirënjohur.

Jo, gjëja që më ka pëlqyer më shumë te Bojkeni është se më ka lënë shumë të lirë dhe ngaqë e ka ditur se kam dashur që të merrem me muzikën dhe të kisha gjëra të tjera primare…Ngaqë e ka ditur këtë gjë, s’ma ka kërkuar asnjëherë një gjë të tillë. Jo se nga vetë koha që kam kaluar ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet… Unë kam ndenjur 8 vite.

Rikujtojmë se Semi dhe Bojken kanë qenë të lidhur për plot 8 vite dhe marrëdhënia mes tyre u zbulua në vitin 2011, kur Semi ishte 19 vjeç. Lajmin e ndarjes e bëri me dije vetë këngëtarja para pak muajsh duke treguar se edhe pse të ndarë ai gjithmonë do të jetë një mik i zemrës për të.