Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato reagoi sot lidhur me bojkotin që institucionet e drejtësisë i kanë bërë komisionit “Xhafaj”, si dhe u ndal te protesta e opozitës. Gonzato bëri apel që pavarësia e institucioneve të drejtësisë të respektohet.
Nuk mendoj që ata ishin kundër komisionit. Ata gjykuan se kontributi i tyre në punën e komisionit duhet të trajtohej ndryshe. Unë mendoj që media nuk e interpretoi drejt mënyrën dhe mendimet e përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjyqësorit dhe SPAK, u shpreh diplomati në një prononcim për mediat teksa foli nga Elbasani.
Gonzato theksoi edhe se “ajo që është e qartë është fakti që ne duhet të respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kjo do të thotë që do të nevojitet kontributi i tyre, por do të duhet të konsolidohet Reforma e Drejtësisë e vitit 2016”.
Kjo na bëri në që të ndihmonim me ekspertizën tonë për komisionin në mënyrë që të përshpejtohen të gjitha përpjekjet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionin, mirëqeverisjen dhe konsolidimin e Reformës në Drejtësi.
Sa i përket protestave të dhunshme të opozitës, Gonzato tha se “opozita ka mënyra të ndryshme për të denoncuar mungesën e demokracisë dhe nuk mendoj që djegia e karrigeve është mënyra më e mirë”.
E kam dhënë një koment të shkurtër një ditë më pas në parlament. Më lejoni të them se ne jemi në procesin e hapjes të grup kapitullit të parë për negociatat për integrimin në BE, që ndoshta është edhe grup kapitulli më i rëndësishëm dhe për këtë arsye është grup kapitulli i parë që hapet , por edhe i fundit që mbyllet. Që do të thotë se është shumë e rëndësishme në këtë kontekst që Kuvendi i Shqipërisë të funksionojë ashtu siç duhet. Një kuvend si mazhoranca dhe opozita luajnë rolin e tyre përkatës.