Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të Sarës dhe Bardhit!

Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora Zemanit “Cherry on Top”, që do të transmetohet sot në orën 21:00 në ekranin e Top Channel. Sara Gjordeni dhe Bardhi u lidhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Teksa kanë zbuluar lajmin e bukur në emisionin “Cherry on Top” kanë marrë edhe dhuratën e parë të bebit të tyre nga moderatorja Bora Zemani. Në video duket momenti ku ajo u dhuron një palë këpucë të vogla për bebushin e çiftit. Dhuratë të cilën Sara e ka postuar në Instastory.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)