Celebrities Gossip Showbiz

Brad Pitt krenar që ka në krah modelen Emily Ratajkowski, sipas tij gruaja më “hot” në planet!

Së fundmi po qarkullojnë thashetheme se ylli hollivudian Brad Pitt është në një romancë me supermodelen e njohur Emily Ratajkowski, e cila tashmë është beqare pas ndarjes nga ish-bashkëshorti. Ndërkohë burime për aktorin tregojnë se çfarë mendon fitues i Oscar-it për modelen bukuroshe. Edhe pse dyshja thuhet se kanë dalë në disa takime, një person i afërt me Pitt ka treguar se aktori mendon se ajo është gruaja më “hot” në planet dhe ata shkojnë shumë mirë bashkë.

Kjo është një deklaratë e madhe për një marrëdhënie që është në fazat e fillimit, por burimi tregon se deri tani, ata po argëtohen. Emily së fundmi u divorcua nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard pasi ai thuhet se e tradhtoi. Sipas miqve të saj, modelja ka vendosur të vazhdojë jetën dhe e ka harruar Sebastanin.

Thashethemet e ndarjes u përhapën në korrik kur Ratajkowski u pa në New-York pa unazën e saj të martesës, megjithëse Bear-McClard e mbante ende të tijën. Risjellim në vëmendje se modelja ka një djalë të vogël nga martesa me producentin e njohur. Bukuroshja ka treguar së fundmi se si është ndjerë kur mësoi për gjininë e fëmijës së saj. Në një intervistë me prezantuesen Ellen DeGeneres, Emily kujtoi se si u ndje kur mësoi se do të lindte një djalë.

Ndërkohë, beteja ligjore mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt në lidhje me kantinën e verës vazhdon ende. Një kompani e themeluar nga Jolie ka ngritur një padi 250 milionë dollarësh kundër ish-bashkëshortit të saj duke pretenduar se ai dhe një grup miqsh nisën një fushatë për të “marrë kontrollin” e kantinës franceze që ata blenë si çift”.