Celebrities Gossip Showbiz

Veprimet e fundit të Emily Ratajkowski shtojnë dyshimet se modelja i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj!

Modelja e njohur Emily Ratajkowski e njohur si EmRata, ka lënë Twitter-in e saj të flasë në lidhje me ndarjen nga Sebastian Bear-McClard. Edhe pse modelja nuk ka folur zyrtarisht lidhur me divorcin, ajo ka bërë “like” disa postime në “Twitter” ku flitet jo vetëm për fundin e martesës së saj, por edhe për tradhtinë e pretenduar të producentit. “Nuk mund të besoj se ajo k*rvë e vogël mashtroi EmRata”, shkroi dikush në Twitter që mori menjëherë “like” nga modelja.

Vajza, si do e festojmë divorcin e Emratës?”, shkroi një tjetër. “EmRata më në fund e çliruar nga ai njeri, kjo dëshmon se Zoti ekziston”. Thashethemet e ndarjes nisën kur Ratajkowski doli pa unazën e martesës , por producenti i “Uncut Gems” u fotografua me unazën e tij në dorë. “Ai mashtroi,” tha një burim për bashkëshortin e modeles prej katër vitesh për “Page Six’”. “Ai është një mashtrues serial. Është i shpifur. Ai është një qen.” Çifti u martua në shkurt 2018-ës.

Ratajkowski ndërkaq ka shumë plane për karrierën e saj. Modelja dhe aktorja 30-vjeçare nuk ka frikë të dështojë kur provon diçka të re, sepse kjo i jep gjithmonë një rritje të vetëbesimit dhe është mësuar të mos ndalet në asnjë gabim që ka bërë. Duke folur për “Harper’s Bazaar UK” për serialin e tyre “Si kam arritur këtu”, ajo tha:

Unë e shoh veten duke bërë shumë më tepër gjëra, qoftë duke shkruar një libër tjetër apo duke punuar në film. Ka kaq shumë mediume që më interesojnë.

Rikujtojmë se Emily ka treguar së fundmi se i është sugjeruar “që të bëhet e shëmtuar” nëse dëshiron të ketë sukses si aktore në “Hollywood”. Ajo u shpreh në një intervistë me ‘BBC’ se:

Njerëz në këtë industri më kanë thënë se duhet të shëmtohem. Duhet të tregosh se je më shumë se një objekt seksual. Më kanë thënë që nëse dua të më marrin seriozisht për ndonjë rol, duhet të shëmtohem.