Celebrities Showbiz

Emily Ratajkowski tregon se përse u ndje më mirë kur mësoi se priste një djalë!

Aktorja dhe modelja e njohur amerikane Emily Ratajkowski, ka treguar së fundmi se si është ndjerë kur mësoi për gjininë e fëmijës së saj. Në një intervistë të re me prezantuesen Ellen DeGeneres, supermodelja kujtoi se si u ndje kur mësoi se do të lindte një djalë me bashkëshortin e saj Sebastian Bear-McClard. Ajo u shpreh se:

Fillimisht doja një vajzë, por kur mora vesh se kisha një djalë, u lehtësova shumë. Unë dua më shumë fëmijë dhe mund të jetë diçka me të cilën mund të merrem më vonë. Mendoj që kur të rritej do ishte e vetëdijshme për veprimet e saj para pubertetit.  

Emily vijoi:

Kujtoj që kur kam qenë e vogël kam bërë një lëvizje provokuese pranë murit të kuzhinës së prindërve të mi. Ndoshta isha në klasë të parë dhe prindërit e mi më pyetën se ku e mësove këtë dhe unë ju thashë, kështu bëjnë gratë.

Aktorja tregoi gjithashtu dhe për eksperiencën e saj të lindjes.

Duhet t’i besoja vërtet vetes sepse vetëm unë e dija se çfarë mund të bëja me trupin tim. Unë e urrej idenë që të bëhesh nënë gjithçka ndryshon. Është diçka për të cilën flas në libër: “Ju kaloni nga fëmijë, në objekt seksi dhe më pas tek të qenit një nënë”. Por ishte një nga përvojat fizike më të fuqishme, të qenit në një dhomë dhe të besoja trupin tim edhe pse ka njerëz rreth meje që thonë se e dinë më mirë se unë ose se kanë të drejtë për të në një farë mënyre, ishte me ndikim të madh.

Rikujtojmë se, Emily Ratajkowski shumë shpejt do të publikojë një libër autobiografik të titulluar “My Body” (Trupi im ). Në vitin 2013, ajo ka qenë pjesë e video klipit të këngës “Blurred Lines”, ku në libër ajo do të tregojë me detaje se si këngëtari Robin Thicke i ka prekur gjoksin pa pëlqimin e saj. Ajo gjithashtu ka zbuluar se Robin atë ditë është shfaqur i dehur në xhirime.