Celebrities Showbiz

Brenda festës së ‘baby shower’ të Kourtney Kardashian! (FOTO)

Kourtney Kardashian rikrijoi vendin më të lumtur në tokë gjatë fundjavës për një ‘baby shower’ me temë Disney. Ylli i realitetit tregoi ditën e saj të veçantë duke festuar “baby Barker” përmes Instagram Stories të dielën. Edhe pse së fundmi ajo ka patur disa probleme shëndetësore, Kourtney duket më e lumtur se kurrë.

Videot e yllit të “Kardashian” në mediat sociale dhanë një paraqitje të shkurtër të petullave në formë Mickey Mouse dhe dekorit të modeluar sipas Disneyland, flamujt dhe balonat shumëngjyrëshe.  Vëllezërit e motrat e krijueses së “Lemme” morën pjesë në festë me fëmijët e tyre, ku Khloé Kardashian dhe Kim Kardashian postuan foto nga eventi special. Më poshtë, mund të shikoni disa prej tyre.